BOTA

Pengmarrje në Gjermani, evakuohen një numër i lartë personash nga një qendër tregtare! Dëgjohen të shtëna në zonë, raportohet dhe për vrasje (FOTO)

12:47 - 10.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia gjermane ka evakuuar shumë persona nga një qendër tregtare dhe zona përreth në qytetin e Dresdenit për shkak të një situate ende të paqartë, ku dyshohet se disa persona janë marrë peng.




Në një deklaratë në faqen e internetit të policisë thuhej: “Departamenti i Policisë së Dresdenit aktualisht po kryen një operacion në qendër të Dresdenit. Ka dyshime për një situatë pengmarrjesh”.

Gazeta gjermane Bild raportoi se një burrë i armatosur kishte vrarë një grua, më pas sulmoi një radio lokale dhe qëlloi me armë përpara se të futej në një qendër tregtare ku mori disa pengje.

Në faqen e saj të internetit, Radio Dresden tha se më herët një person i armatosur kishte hyrë në zyrat e ndërtesës Ammonhof, ku ndodhet stacioni i radios, rreth orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale (07:30 GMT) dhe se kishte pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia ende nuk i ka konfirmuar këto detaje, por u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit.

Edhe tregu i famshëm i Krishtlindjeve Striezelmarkt është mbyllur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.