AKTUALITET

Shembja e paligjshme e “Prestige Resort”, Alizoti: Mesazh për çdo media, mllefi i Ramës vepron mbi ligjin

18:18 - 10.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tomorr Alizoti i ftuar këtë pasdite në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, foli gjatë për situatën politike në vend, qeverisjen nga kryeministri Edi Rama dhe opozitën.




Ndër të tjera, demokrati dhe drejtuesi i qarkut të Beratit,  komentoi edhe shembjen e paligjshme të “Prestige Resort”, duke thënë se ajo që e shqetëson është fakti se mllefi i kryeministrit del mbi ligjin.

Sipas tij ajo që ka ndodhur me hotelin është një mesazh për të tjerët, por thotë se duhet të rezistojnë fort. Sipas tij vetëm protestat mund të sjellin ndryshim.

“Më shqetëson që mllefi i kryeministrit sot është institucion në Shqipëri. Epshi dhe dëshira dhe mllefi i autokratit është mbi ligjin dhe nëse ai ka probleme personale është në gjendje të shkatërrojë çdo media në Shqipëri. Ajo që ka ndodhur më “Prestige” është mesazh për të gjitha mediat e tjera që nëse dalin kundër do t’i shkatërrojë, por duhet të qëndrojnë fort.

Shqiptarët duhet të mos e lejojnë më këtë drejtësi. të mos lejojnë më kryetar bashkie ta bëjnë dasmën në kështjellë…  Opozita të kthejë në kauzë zemërimin shoqëror. Edhe një pjesë e opozitës që është përçarë duhet të gjejnë mënyrë për t’u bërë bashkë kundër këtij sistemi.

Ishte një konflikt i brendshëm por sot n këtë situatë që jemi dhe me shumë probleme që ka Berisha, ai sot është opozita reale. Unë nuk kam punuar asnjë ditë me Berishën, p0or po plas politikisht. Sot njerëzit rrugët mbushen nga Berisha. Unë e ndaj në tre pika, protesta e mëdha të verës dhe kjo e para të fundit, ata që marrim pjesë janë ata që mbështesin Berishën, ata neutralë, dhe pjesa tjetër ata që nuk e duan Berishën.

Protesta rrit presionin. Që mos të tallet aq kollaj”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.