AKTUALITET

“Shembja e ‘Prestige Resort’ rriti frikën e investimeve”, Crawford: Atje u pritën afganët, SHBA të kuptojë se diçka nuk shkon, emigrimi rrezik…

15:35 - 10.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford ka thënë në një intervistë për Faxnews se shembja e “Prestige Resort” ka rritur frikën e investimeve në vend teksa shtoi se po në ktë resort janë pritur afganët që sipas tij, SHBA duhet të kuptoj që këtu diçka nuk shkon.




Më tej duke u ndalur edhe tek një cështje shumë e rëndësishme si emigrimi masiv, ai tha se kthehet në një rrezik potencial për investimet. Sa i takon Portit të Durrësit, ai tha se duhen parë se nga vijnë paratë dhe kush janë investitorët.

Crawford: Është keq për Shqipërinë emigrimi. Emigrimi rrezik potencialt për investimet.

Unë besoj që ky rast për ata refugjatët nga Afganistani kanë qenë atje, dhe kanë kuptuar që dicka ka ndryshuar. Është pak shqetësuese, nuk i di detajet por këta që ndihmuan, nuk është pozitive. Për portin duhet të dimë se nga vijnë lekët a janë pastruar nga një vend tjetër. Nëse ne bëjmë një port që është kyç në rajon, kjo është pozitive për mua. Kush janë investitorët dhe nga vijnë lekët për mua është cështja tjetër.

Ndërkohë sa i takon amnisitisë fiskale ai u shpreh:

Shumë njerëz që kanë punuar në Gjermani e Francë, nuk i kanë dy milionë, është një pikëpyetje. Është lidhur me krimin e organizuar, vjen nga kripto. Nëse lidhet me bankat, do të ndikojë keq në sistemin bankar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.