AKTUALITET

Terrorizoi Gjermaninë pasi vrau nënën dhe hapi zjarr ndaj policisë duke mbajtur dy pengje, vdes në spital 40 vjeçari

17:24 - 10.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një pengmarrje në një qendër tregtare në Dresden të Gjermanisë alarmoi policinë. Një burrë i armatosur, 40 vjeç, vrau fillimisht nënën e tij 62 vjeçe në një apartament në lagjen Prohlis të shtunën në mëngjes.




Më pas gjermani hyri në një stacion radioje në qendër të qytetit dhe qëlloi me pistoletë disa herë, më pas u fsheh në një farmaci në Altmarktgalerie. Autori i ngjarjes, ndonëse qëlloi disa herë në drejtim të kabinës së transmetimit në “Radio Dresden”, fatmirësisht plumbat nuk prekën asnjë prej punonjësve.

Bild shkruan se 40-vjeçari aty mori peng dy persona, një grua dhe një fëmijë, ndërkohë që forcat speciale gjermane hynë në qendër tregtare dhe arritën të neutralizonin autorin. Ky i fundit mbeti i plagosur gjatë aksionit dhe ndërroi jetë disa orë më pas në spital, ndërkohë fatmirësisht pengjet e tij mbetën të padëmtuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.