AKTUALITET

Veriu i Kosovës, përveç policëve sulmohen edhe gazetarët, momente nga shpërthimi (VIDEO)

21:50 - 10.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësimin për rrezikun e vazhdueshëm që po u kanoset gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve gjatë raportimeve të tyre nga veriu i Kosovës.




Gjatë orëve të vona të ditës së sotme, në ndërkohë që po raportonin për situatën në veri, një eksploziv shpërtheu fare pranë ekipit të RTV Dukagjinit. Përgjatë raportimit të drejtpërdrejtë të gazetares, shihet dhe dëgjohet shpërthim i madh.

Ky është sulmi i dytë brenda dy ditësh ndaj ekipeve të cilat po raportojnë nga veriu i Mitrovicës.

AGK u bën sërish thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët gjatë raportimeve të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.