Kronikë

VIDEO/ Arrestohet shqiptari në Selanik, iu gjet në banesë kokainë dhe marijuanë me vlerë 300 mijë euro!

11:55 - 10.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Selanikut ka arrestuar një shqiptar, i cili u kap me drogë. Mësohet se operacioni u krye nga policia e Verias.




Gjatë kontrollit 42 vjeçarit shqiptar iu gjetën në banesë 19 kg 65 gram marijuanë të ndara në disa pako, 3 kg 404 gram kokainë dhe 2 peshore elektronike.

Ndërkohë, shqiptarit iu sekuestruan dhe 530 euro dhe 2 celularë. Ndërkohë, nëse droga do të dilte në shitje ajo kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove.

Prej muajit nëntor në zonën e Greqisë Perëndimore, që përfshin zonën Kostur, Kozani, Selanik janë evidentuar 8 raste ku janë kapur në total rreth 274 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria dhe ku janë arrestuar disa shtetas shqiptare. Zakonisht në këtë zonë ngarkesat e drogës vijnë nga kufiri i Qarkut të Korçës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.