Kryesore

Video nga momentet e tensionit/ “Pse po shikon, budalla. Largohu”- Çfarë i ndodhi Messit gjatë intervistës pas ndeshjes?

08:39 - 10.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Messi mesa duket e kishte humbur toruan fare pas ndeshjes ku Argjentina mundi Hollandën, duke siguruar biletën e saj për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar.




Pas incidentit në fushën e blertë, Lionel Messi i ka bërtitur një tjetër personi gjatë intervistës së tij televizive live.

Siç shkruan gazeta spanjolle “Marca”, 35 vjeçari i kishte ‘ngulur’ një shikim kërcënues për disa sekonda përpara se t’i bërtiste me fjalë fyese Wout Weghorst, lojtari i Hollandës që shënoi dhe dy golat për skuadrën e tij.

“Çfarë po shikon, budalla”, tha Messi. “Shiko punën tënde, budalla. Largohu.”

Intervistuesi mbeti pa fjalë për disa sekonda dhe u përpoq të qetësonte Messin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.