AKTUALITET

Berisha: Vuçiçi kërkon destabilizimin e Kosovës. Ndërkombëtarët të ndëshkojnë qëndrimet luftënxitëse!

17:18 - 11.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas përplasjeve në Veri të Kosovës, kreu i PD Sali Berisha shprehet se presidenti serb kërkon destabilizimin e Kosovës.




Në një reagim në “Facebook”, Berisha thekson se ndërkombëtarët duhet të reagojnë dhe të dënojnë qëndrimet luftënxitëse që sipas tij janë të koordinuara me Kremlinin dhe presidentin serb.

Reagimi:

Serbomadhi Vuçiç vazhdon haptas përpjekjet për destabilizimin e Kosovës.

Të dashur miq, banda të armatosura kriminale serbe të orkestruara direkt nga Beogradi sulmuan gjatë natës me bresheri njësitë në detyrë të policisë së Kosovës dhe hodhen granata kundër njësive të Euleksit, gazetarëve dhe ekipit të Televizoinit Dukagjini të Prishtinës në Rudar të Zveçanit. Këto banda kanë bllokuar rrugë kryesore në veriun e vendit.

Dënoj me forcën më të madhe këto sulme terroriste dhe destabilizuese të bandave kriminale serbe të dirigjuara direkt nga Beogradi ndaj policisë së Kosovës, misionit të Euleksit mediave si dhe bllokimin banditesk të rrugëve. Mbështes plotësisht autoritet e Kosovës në qëndrimez e tyre për garantimin e integritetit teritorial, sovranitetit, rendit, sigurisë së vendit të tyre. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndëshkoj qëndrimet luftënxitëse të kordinuara me Kremlinin të presidentit të serbomadhisë Vuçiç dhe bandave të tij kriminale në veriun e Kosovës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.