AKTUALITET

Korrupsioni në ‘zemër’ të Brukselit/ Autoritetet belge do të thërrasin edhe motrën e Eva Kailit për të dëshmuar

20:29 - 11.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hetimet e autoriteteve belge janë fokusuar në mjedisin e ngushtë familjar. Sipas informacioneve të protothema.gr, në një kohë shumë të shkurtër do të thirret për të dëshmuar edhe motra e Eva Kailit, Madalena, e cila deklarohet se është këshilltare për politikën dhe legjislacionin europian. Në fakt, ajo është kreu i një OJQ-je (ELONTech) që jep këshilla ligjore për teknologjitë e reja. Megjithatë, nuk përjashtohet që të ftohen edhe persona të tjerë nga ambienti i saj i ngushtë, pasi është një taktikë e rregullt e autoriteteve belge.




Bëhet e ditur se babai i Eva Kailit, Aleksandros, është arrestuar me mediat belge që raportojnë për zbulimin e një valixhe me një shumë të madhe parash. Por, ai u lirua të dielën.

Eva Kaili përballet me akuza të rënda, për përfshirje të mundshme në një skandal financimi, krijimi i një organizate kriminale dhe pastrim parash. Autoritetet belge, japin informacion për veprimin e tyre dhe ecurinë e hetimeve. Megjithatë, ata paralajmërojnë se zhvillimet priten të jenë të stuhishme, duke vënë në kornizë fytyra të tjera, duke lënë të kuptohet se janë në majë të ajsbergut.

Njoftimi i prokurorisë në detaje

“Gjithsej gjashtë personave u është hequr liria të premten, më 9 dhjetor, në kuadër të një hetimi madhor nga Prokuroria Federale dhe Policia Federale për gjoja organizim kriminal, korrupsion dhe pastrim parash.

Ka dyshime se palëve të treta në pozita politike apo edhe strategjike brenda Parlamentit Evropian u janë paguar shuma të mëdha parash ose u janë ofruar dhurata të konsiderueshme për të ndikuar në vendimet e Parlamentit.

Katër persona u arrestuan nga hetuesi i Brukselit që drejtonte hetimet. Ata akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion. Dy janë liruar nga hetuesi.

Rreth orës 20:00 të natës së kaluar u kontrollua edhe shtëpia e një deputeti të dytë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.