AKTUALITET

Makina doli nga ura dhe përfundoi në lumë, pamje nga aksidenti me një viktimë në Korçë

21:48 - 11.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aksident me një viktimë është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Polenë.




Një mjet tip Foristradë ka dalë nga “Ura e Polenës” dhe ka rënë në lumë e si pasojë drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vend.

Është dashur ndërhyrja e policisë dhe mjetit zjarrfikës për të nxjerrë trupin e viktimës i cili është transportuar në morgun e qytetit.

Gazeta Shqiptare sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Ambulanca, ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa ndërhyrja është e vështirë për shkak të errësirës dhe për shkak se makina duket  e zhytur në lumë.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se mjeti ka rrëshqitur nga lagështira dhe mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimit ndërkohë që kujtojmë se në këtë vend kanë ndodhur edhe aksidente të tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.