Kosova

NATO reagon ashpër pas sulmit ndaj EULEX-it: E papranueshme! Autorët do mbajnë përgjegjësi

14:41 - 11.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

NATO ka dënuar sulmin ndaj patrullës së EULEX-it në veri të Kosovës, teksa zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka thënë se çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe se autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi.




Ajo shtoi se misioni i KFOR-it në Kosovë mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta kryer atë në bazë të mandatit të OKB në vend.

“Ne bashkohemi me Aleatët e NATO-s dhe BE-së për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë trullosëse ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Misioni i KFOR-it mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta kryer atë në bazë të mandatit të OKB në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, shkroi ajo në Twitter.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.