AKTUALITET

“Pas 32 vitesh po përballem me diplomatin e botës”/ Berisha citon Skënderbeun: M’u vendos një damkë nga kryediplomati, por shpirtin e lirë e gjeta mes jush

19:35 - 11.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD Sali Berisha në ceremoninë e 32 vjetorit të PD, u ndal edhe tek non-grata. Berisha ritheksoi se nuk kanë pasur as fakt, duke shtuar se edhe pse iu vendos një damkë nga kryediplomati Blinken, ai gjeti mbështetje mes demokratëve për të vazhduar betejën.




“Pa 32 vitesh më duhet të përballet me diplomatin e botës, por midis nënës time dhe të vërtetës unë zgjedh të vërtetën. Kanë rrëmuar çdo ditë, por do të kuptojnë se kanë kryer aktin korruptiv më madhor në histori. Sot PD njësoj si ne që kemi lindur në diktaturë, kemi ditëlindjen biologjike, falë studentëve dhe lëvizjes së tyre ne fituam një lëvizje të re, ditëlindjen në liri. Për çudi edhe partia jonë ka dy ditëlindje, sot festojmë edhe vjetorin e vitit 2021 në të cilën dhjetëra mijëra anëtare të PD firmosën rithemelimin e kësaj force politike. Rrugëtimi im nuk kishte lidhje me interesin tim personal, por me faktin se midis nënës dhe të vërtetës unë do të zgjidhja të vërtetën. Kërkesa për përjashtimin e Sali Berishës nga parlamenti nuk lidhej më me Berishën. Mandati është i popullit dhe jo i individit. Askush nuk mund të trajtonte vendin tim si koloni për të diktuar se kush do të jetë dhe kush jo në parlament, aq më tepër kjo nga vendi që kishte bërë kaq shumë për lirinë e shqiptarëve. Ky ishte motivi t’ju drejtohem ju duke mos e ditur se sa do të mbështesnin. Lirinë e gjeta midis jush siç e thotë Skendërbeu, Sali Berisha shpirtin për sovranitetin e gjeta mes jush”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.