AKTUALITET

Rama ‘irritohet’ me Serbinë: Sulmet janë të dënueshme pa asnjë ekuivok, Beogradi duhet të ndryshojë….

15:11 - 11.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar situatën tensionuar në veri të Kosovës. Ai thekson se sulme të tilla janë të dënueshme dhe të papranueshme.




Sipas Ramës, rishfaqja e barrikadave në pjesën e veriut jo vetëm që nuk ndikon në zbutjen e klimës, por komplikon çdo gjë që është arritur deri më tani.

Shefi i qeverisë shqiptare shkruan në “Twitter”duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të thërrasë palët në tryezën e dialogut, me qëllimin kryesor t’u japin menjëherë fund tensioneve të tilla.

Postimi i Edi Ramës:

Sulmet mbi EULEX  janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës. Rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës,bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë,po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë! Shtyrja e votimeve nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës është një sinjal kuptimplotë, të cilit autoritetet e larta të Beogradit duhet t’i përgjigjen me të njëjtën frymë dhe ndjenjë përgjegjësie, për moslejimin e përshkallëzimeve të mëtejshme të akteve destabilizuese!

Beogradi duhet të ushtrojë ndikimin e vet mbi serbët e Veriut të Kosovës, pa i justifikuar assesi veprimet e tyre cilatdoqofshin arsyet! Arsyet diskutohen nuk përdoren si armë kundër policisë e si barrikada kundër rendit ligjor. BE-ja duhet të thërrasë urgjent tryezën e dialogut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.