AKTUALITET

Shqiptarët sërish kthehen në qendren e vëmendjes në Britani/ Kryeministri: Po humbasin durimin, do të godasim rrjetin e trafikantëve

09:59 - 11.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak po vendoset gjithmonë e më shumë nën presion për trajtimin e çështjes së emigrantëve shqiptarë që shkojnë me gomone drejt Britanisë.




Sipas Daily Mail, kryeministri po planifikon të marrë nën kontroll krizën e emigrantëve, duke njoftuar një goditje këtë javë ndaj rrjetit të trafikantëve shqiptarë.

Rishi Sunak po sheh të gjitha mundësitë për të përshpejtuar ekstradimin e shpejtë të shqiptarëve që udhëtojnë ilegalisht drejt Mbretërisë së Bashkuar. Në këtë plan përfshihet edhe policia shqiptare e cila do të bëjë kontrollin e të dhënave kriminale të emigrantëve.

Kryeministri Sunak është vendosur nën presionin e deputetëve konservatorë për të trajtuar sa më parë këtë çështje.

Ligjvënësi Lee Anderson thotë për Daily Mail se qytetarët po humbin durimin me këtë situatë.

“Emigrantët që udhëtojnë ilegalisht me gomone, janë kthyer një “industri”, duke na bërë gazin e botës, me 40,000 qytetarë që mbërritën vetëm këtë vit në brigjet tona. Dhe njerëzit që vuajnë më shumë pasojat janë taksapaguesit britanikë. Ndërsa zgjedhësit e mi vuajnë nga një krizë e kostos së jetesës, është thellësisht e padrejtë që Ministria e Brendshme të grumbullojë miliona në hotele – duke paguar shumë më tepër se çmimi i tregut – për të marrë me qira dhoma për të strehuar emigrantë ilegalë” – u shpreh Anderson.

Kryeministri pritet gjithashtu të kalojë pushimet e Krishtlindjeve duke hartuar një skicë të “Sunakizmit”, duke u fokusuar veçanërisht në një politikë më të ashpër të imigracionit dhe ndihmë për familjet me koston e jetesës.

Sunak është kritikuar javët e fundit nga anëtarët brenda partisë së tij se ai është një kryeministër ‘menaxhues’ pa një etikë të qartë politike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.