Kosova

Situata në veri të Kosovës/ Kurti bën deklaratën e fortë: Pas 23 viteve nga konflikti, Serbia kërcënon sërish me luftë

13:25 - 11.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ka deklaruar se Serbia po kërcënon sërish me luftë.




“Ajo që ne e dinim prej kohësh u sipërfaqe në mënyrën më të egër të mundshme. Pas 23 viteve nga përfundimi i luftës, Serbia kërcënon sërish me luftë dhe me rikthimin e forcave të tyre ushtarake të cilat kanë kryer gjenocid në Kosovë”, tha Kurti.

Ai shtoi më tej se Beogradi zyrtar sot po flet e sillet si para 23 viteve dhe udhëhiqet me një kastë të njëjtë politikanësh me në krye me ish-zëdhënësin e Millosheviçit. “Serbia nuk po e fsheh që kërkon të vazhdojë luftën që e humbi. Kjo përbën kërcënim të vazhdueshëm për shtetin tonë dhe paqen në vendin tonë”, ka thënë Kurti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.