AKTUALITET

‘The Sun’: Suella Braverman po përgatitet për një tjetër goditje ndaj emirantëve shqiptarë! Do vijë me një plan para Krishtlindjeve

22:23 - 11.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Suella Braverman po përgatitet për një tjetër goditje ndaj emigrantëve shqiptarë”. Kështu shkruan tabloidi britanik ‘The Sun’ duke shtuar se kryeministri Rishi Sunak e ka prioritet çështjen e shifrave të azilkërkuesve që hyjnë ilegalisht përmes kanalit të La Manshit.




Në artikull thuhet se Sunak ka qenë duke punuar me sekretaren e brendshme në një plan sekret për të ashpërsuar rregullat për emigrantët që hyjnë me gomone.

Një zyrtar i lartë i qeverisë tha për ‘The Sun’: “Ne duam të themi diçka së shpejti – para Krishtlindjeve”. Dyshohet se plani i Braverman përfshin një paketë të plotë masash për të goditur ata që kalojnë kanalin e La Manshit, për të ndryshuar faturat e hoteleve dhe për të kthyer azilkërkërkuesit në vendet e tyre.

Mbi 40,000 njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla deri më tani këtë vit. Tatimpaguesit po paguajnë 6.8 milionë paund çdo ditë për faturat e hoteleve për azilkërkuesit.

Më shumë se 1/4 e tyre janë shqiptarë, shkruan ‘The Sun’. Shumë pretendojnë se janë skllevër të kohës moderne, në mënyrë që të mund të qëndrojnë dhe të jetojnë në Britani. Por ministrat mendojnë se ligji i prezantuar nga Theresa May është shumë i butë.

Kjo vjen në një kohë kur diskutimet për emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë qenë të nxehta. Braverman, e cila nuk ka kursyer gjuhën e ashpër ndaj atyre që hyjnë në mënyrë ilegale, është zotuar se do të gjejë një mënyrë që të funksiojë skema e Ruandës. Si kundërpërgjigje, shqiptarët zgjodhën të mblidheshin këtë të shtunë për t’i treguar sekretares britanike që ata janë bashkë, por nuk janë kriminelë.

Në deklaratat e saj, Suella Braverman tha se shqiptarët gënjenin për arsyen përse largoheshin nga vendi dhe shumë prej tyre i etiketoi si persona me rekorde kriminale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.