AKTUALITET

32-vjeçari tentoi të përdhunonte një 50-vjeçare, pasi e pushoi nga puna!

17:22 - 12.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 50-vjeçare në Kretë ka përjetuar momente tmerri pasditen e së premtes së kaluar, 9 dhjetor, kur një punëtore në arat e saj tentoi ta përdhunonte, pasi e kishte pushuar nga puna!




Sipas asaj që ka dëshmuar po atë natë në polici, një 32-vjeçar me origjinë pakistaneze ka shkuar në shtëpinë e saj dhe ka tentuar ta përdhunojë.

Viktima e njihte burrin në fjalë pasi siç pretendonte e kishte si punëtor në serat e saj dhe e kishte pushuar nga puna, shkruan neakriti.gr.

Ngjarja ka ndodhur pasdite kur gruaja ka dëgjuar zhurmë në oborr dhe ka dalë për të mësuar se çfarë po ndodh, më pas 32-vjeçari e ka sulmuar dhe ka tentuar ta përdhunojë, por e ka ndjekur në këmbë kur ajo ka nisur buke bërtitur.

Autoritetet policore të Ierapetrës janë në kërkim të autorit 32-vjeçar të sulmit seksual.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.