BOTA

Arrestimi i eurodeputetes greke në PE/ Reagon Tsipras: Kali i Trojës duhet të zbulohet përpara se Troja të shkatërrohet

10:36 - 12.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri grek dhe kryetari i SYRIZA-s, Alexis Tsipras, ka reaguar lisdhur me arrestimin e eurodeputetes greke në Parlamentin Europian, Eva Kaili, me akuzat për korrupsion me vendet e Gjirit Arabik.




Tsipras është shprehur se partia tjetër e majtë në Greqi, PASOK-KINAL, duhet të përcaktojë marrëdhëniet e saj me eurodeputeten e arrestuar përpara se të jetë vonë.

Ai i ka bërë thirrje liderit të kësaj force politike, Z. Androulakis, që të zgjidhë këtë çështje pasi zgjedhjet lokale janë shumë pranë dhe sipas Tripras, PASOK e ka më të lehtë të bashkëpunojë me SYRIZA-n në këto zgjedhje sesa me Neo Demokracia-n e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Por duket se për Tsipras, çështja e arrestimit të eurodeputetes Kaili dhe raportet që ajo ka pasur me PASOK duken mjaft të rëndësishme.

“Kali i Trojës duhet të zbulohet përpara se Troja të shkatërrohet”, ka shkruar Tsipras, duke kërkuar një shpjegim të plotë të marrëdhënieve mes PASOK dhe eurodeputetes së arrestuar Kaili.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.