BOTA

Arsyeja! Në kulmin e trazirave, Këshilltari i DASH anulon vizitën në Kosovë

12:38 - 12.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka anuluar vizitën e tij të planifikuar në Kosovë.




Arsyeja e shtyrjes së vizitës së Derek Chollet raportohet se ka ndodhur për shkak se ai është infektuar me Covid-19, raporton Telegrafi.

Chollet pritet që këtë vizitë në shtetet e rajonit ta realizoj në fillim të vitit 2023.

Ai ishte planifikuar që sot të niste një vizitë zyrtare në Kosovë, së bashku me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Nërkohë ky i fundit pritet që të takojë sot presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Takimi Kurti-Escobar do të mbahet në orën 16:30, teksa tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.