Kryesore

Berisha rrëfen bisedën e para 50-viteve me mikun francez: Midis nënës sime dhe të vërtetës, unë zgjedh të vërtetën

11:59 - 12.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, rrëfeu përmes një psotimi në Facebook, takimin me një mik francez, kur ishte në moshën 28-vjeçare.




Berisha tha se miku i tij, duke i’u referuar një libri, e kishte pyetur atë se “kë do të zgjidhte mes nënës së tij dhë të vërtetës”.

Ish-kryeministri tha se i ishte përgjigjur se do të zgjidhte të vërtetën, gjë që sipas tij e bëri mikun e tij të çuditej.

“50 vite më parë, mjek i ri në diktaturë të plotë. Takoj një mik timin francez teksa studioja. E vetmja gjë që më lidhte me të ishte Kamy-ja. Ai e donte Kamy-në, edhe unë e doja shumë Kamy-në, në atë kohë se shkrimtarët janë me sezone. Z.Berisha më thotë; Kamy-ja ka thënë se: Midis nënës sime dhe të vërtetës, unë zgjedh nënën time. Zhano, i them unë zgjedh të vërtetën dhe jo nënën time. Ai më pa, më pa me habi, sepse në fund të fundit ai ishte në një vend të lirë, dhe unë në një diktaturë. Dhe për definicion, e vërteta ishte shumë afër atij dhe shumë larg meje. Por unë përsëri i thashë të vërtetën atij, sepse unë ashtu isha mëkuar.”, ka shkruar Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.