BOTA

Bora ‘pushton’ Britaninë, pezullohen fluturimet

09:19 - 12.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjitha fluturimet janë pezulluar në aeroportin Stansted në Mbretërinë e Bashkuar pasi u detyrua ta mbyllte pistën e fluturimeve për shkak të motit të keq.




Heathroë dhe Gatëick gjithashtu anuluan ose vonuan fluturimet pasi bora, akulli dhe mjegulla e ngrirë përfshiu Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC-ja të hënën.

Një paralajmërim për mot më të vështirësuar mbetet për Skocinë, Londrën dhe Anglinë jugperëndimore deri të hënën në mëngjes.

Trenat gjithashtu janë vonuar dhe drejtuesit e mjeteve janë paralajmëruar të kenë kujdes pas disa aksidenteve në autostradë.

Stansted tha të dielën në mbrëmje se pista e saj e vetme ishte e mbyllur për të lejuar pastrimin e borës për shkak të kushteve të motit dhe të gjitha fluturimet u pezulluan.

Aeroporti thuhet se do të hapet pasi të jenë plotësuar kushtet për fluturime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.