AKTUALITET

Deputetja e PD: Në aeroportin e Vlorës po shkelen ligjet ndërkombëtare, bëni atë që i premtoni klientelës

19:16 - 12.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka deklaruar ditën e sotme në foltoren e Kuvendit se për aeroportin e Vlorës ka pasur thirrje nga konventa e Bernës për ndalimin e punimeve për shkak se po shkelet konventa që ka ratifikuar qeveria.




Zhupa shtoi se për këtë çështje ka reaguar edhe progres raporti i BE-së, ndërsa tha se qeveria bën atë që i intereson më shumë dhe që i ka premtuar klientelës së vetë.

“Sot fatkeqësisht jemi shumë larg Europës dhe pse ne flasim për standarde europiane. Në mënyrë të përsëritur keni shkelur konventat ndërkombëtare. Rasti i fundit është rasti i aeroportit të Vlorës ku komiteti i Bernës tha që të pezulloni punimet sepse po shkelni konventën që keni ratifikuar, ku progres raporti i BE-së ka thënë që po shkelni ligjet ndërkombëtare, ju bëni atë që ju intereson më shumë dhe atë që i keni premtuar klientelës tuaj dhe atë që na largon më shumë nga rruga e integrimit evropian. E gjitha nuk është rastësi.”, u shpreh ajo.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.