Kosova

Escobar arrin në Kosovë, viziton Manastirin e Deçanit

07:46 - 12.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili po qëndron në Kosovë, të dielën ka vizituar Manastirin e Deçanit.




Kjo u bë e ditur nga vet Manastiri përmes faqes së tyre zyrtare në Twitter.

“Sot Zëvendësndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar, e vizitoi Manastirin e Deçanit së bashku me Alyson Grunder, zëvendësshefe e Misionit në Amabasadën e ShBA-së në Prishtinë dhe kolegët e tyre. Ne jemi mirënjohës për angazhimin e vendosur të SHBA-së për mbrojtjen e të gjitha komuniteteve dhe trashëgimisë fetare në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Manastirit.

Kosovën, sot pritet ta vizitojë edhe këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

Vizita e Escobar e Chollet në Kosovë vjen në një kohë tensionesh në Veriun e Kosovës.

Kjo ndërlidhet po ashtu edhe me njoftimit të kryediplomatit evropian, Josep Borell, se Prishtinës dhe Beogradit u është dorëzuar teksti i përditësuar i të ashtuquajturit plan franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.