BOTA

Kjo është autostrada më e frikshme në botë! (Video)

21:00 - 12.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rritja e ekonomisë së Kinës dhe e sektorit të prodhimit të vendit ka prodhuar disa arritje mbresëlënëse që janë mahnitëse.




Një prej tyre është autostrada Tianlongshan, ose siç e quajnë kinezët “autostrada mbi re”.

Është një mrekulli inxhinierike e vendosur në distriktin Jinyuan, qyteti Taiyuan, kryeqyteti i provincës Shanxi, në Kinën e Veriut.

Kjo autostradë është 30 kilometra e gjatë dhe ka katër ura të mëdha dhe një tunel.

Ndërtimi i rrugës ka filluar në mars të vitit 2018 dhe është hapur për qarkullim në maj 2019.

Rruga përfundon në 1,364 metra (4,475 ft) mbi nivelin e detit në malin Tianlong.

Pjesa më mbresëlënëse e rrugës është një urë rrethore me tre kate dhe një lartësi prej 350 metrash.

Falë këtij konstruksioni-ashensori, inxhinierët arrijnë të fitojnë shpejt lartësinë dhe të shmangin ndërtimin e urave komplekse apo anashkalimin e malit nëpër shumë kilometra rrugë.

Ura përshkruhet si një dragua gjigant që rri pezull mbi mal dhe cilësohet si një nga urat më mbresëlënëse në botë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.