BOTA

“Përgjegjës për përkeqësimin e situatës…”- Rusia për tensionet në veri të Kosovës: Përgjegjës për përkeqësimin e situatës, Albin Kurti dhe padronët e tij!

21:01 - 12.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar prej ditësh në veri të Kosovës.




Ministrja deklaroi se Prishtina dhe “patronët e saj perëndimorë të udhëhequr nga SHBA”, janë drejtpërdrejt përgjegjës për përkeqësimin e situatës në Kosovë.

“Përgjegjësia për degradimin politik në Kosovë dhe përkeqësimin e situatës së sigurisë bie tërësisht tek liderët e Kosovës, të udhëhequr nga i ashtuquajturi kryeministër i tyre Albin Kurti dhe padronët e tyre perëndimorë, për të cilët Uashingtoni është qartësisht lider”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në përgjigje të një pyetjeje të mediave për përkeqësimin e situatës në Kosovë dhe Metohi, raporton media ruse TASS.

Ai shton se Moska është e shqetësuar për përshkallëzimin e ri në Kosovë dhe se e monitoron situatën 24 orë në ditë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.