AKTUALITET

“Politika amerikane bazohet në dekretin mbi faktorët e korruptuar”, deputeti i PD: Rama po parashikon valën goditëse nga Uashingtoni

21:53 - 12.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku i ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në News24 ka folur në lidhje me përplasjet për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, teksa tha se politika amerikane për Ballkanin Perëndimor do bazohet në zbatimin e dekretit të presidentit Biden mbi faktorët e korruptuar në Ballkan.




Ai shtoi se ‘vala goditëse’ nga Uashingtoni do jetë e gjerë për goditjen e korrupsionit, ndërsa shtoi se këtë gjë po e parashikon edhe Rama dhe se po e ndjen se kjo valë po vjen drejt tij dhe qeverisë.

“Mendoj që pavarësisht replikave mbi emrat e prokurorëve unë mendoj që kjo përplasje e ekspozuar në pak element është mes qëndrimit të qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare. Politika amerikane për Ballkanin perëndimor do bazohet në zbatimin e dekretit të presidentit Biden mbi aktorët e korruptuar në Ballkan. Kjo përcakton aktorët e korruptuar si cenim të aktorëve ndërkombëtarë. Vala goditëse nga Uashingtoni do jetë e gjerë për të goditur faktorët e korruptuar, dhe besoj se këtë po e parashikon edhe Edi Rama. Është çështja se kjo qeveri dhe Rama po ndjejnë valën goditëse që po vjen karshi tyre në mos ka mbërritur. Do vijë një moment që Rama do i kundërvihet edhe reformës, edhe përpjekjeve për të ndikuar në sistemin e tij. Rama zgjedh ose ta humbë me nder ose me humbje të mëdha kapitale”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.