Kryesore

Shembja e “Prestige Resort”, Dorian Teliti: PS partia e dinamitit! Mendojnë se në vitin 2022, është më i fortë se sa vullneti dhe e drejta

15:44 - 12.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti në studion e News24 foli për shembjen e paligjshme të ‘Prestige Resort”.




Ai theksoi se qeveria ka treguar se ka vetëm dinamitin në dorë, duke u shprehur se PS është partia e dinamitit.

“PS është partia e dinamitit, i vendos me krenari ato dhe pa pritur vendimin e gjykatës. Fakti që guxohet t’i vihet dinamiti, ata mendojnë se në vitin 2022 dinamiti është më i fortë se sa vullneti dhe e drejta. Dokumenti nuk ekziston sepse do ta kishin publikuar. Ata morën masa me dinamitin që kanë në dorë. Këta mendojnë që ne jemi Zoti, shteti, por jo këta janë zgjedhur për të menaxhuar punët e vendit dhe jo për të na dhunuar. Këtu vidhet dhe vetëm vidhet në sytë e të gjithë publikut shqiptar. Ndërkohë njerëzit po ikin dita ditës. Sot universitetet po boshatisen dhe ekonomia po shkon gjithnjë e më shumë në kolaps.

Problemet sa vijnë dhe agravohen më shumë. Unë shpresoj që vetë prokuroria të reagojë, ka video me zë dhe figurë që ndodhin afera korruptive. Jam kurioz se si do të jetë qëndrimi i kryeministrit. Qytetarët shqiptarë duhet ta shohin se kush është e qeverisë, mos mbështet ekonominë dhe largon rininë. Qeveria thotë rëndësi ka të na vijnë pensionistë nga jashtë. Ne e dimë se gënjente përfaqësuesi i qeverisë, në Komision se nuk e njeh Klodian Zoton. Këta të gënjejnë edhe në sy. Nuk duan t’ja dinë fare dhe kjo është situata fatkeqe.

Një qeveri që nuk sheh punët e veta, por bën udhëtime me chartera dhe punonjësit e shtetit kanë kurajë të bëjnë çdo praktikë korruptive. Ne e dimë që në të gjitha pikat doganore të Shqipërisë funksionon hapur korrupsioni. Ne e kemi denoncua dhe do të denoncojmë aferat korruptive”, tha ai.

Sa i përket projektit për Portin e Durrësit, ai u shpreh se është kundër atij projekti.

“Prona publike ka vlerë shumë më të madhe se të ardhurat në një vit buxhetor dhe qeveria duhet të ketë menaxhimin. Por kush gabon duhet të marrë ndëshkimin e merituar”, tha ndër të tjera ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.