Lajmi i fundit

Shpopullimi, Deputeti i PD-së nga Kuvendi: Njerëzit po braktisin vendin sepse nuk funksionon asgjë! Varfëria ka mbuluar vendin me papunësi

19:53 - 12.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD-së Tritan Shehu deklaroi nga foltorja e parlamentit se në vend nuk funksionon ekonomia dhe se varfëria ka mbuluar vendin me papunësi, ndërsa të rinjtë janë pllakosur nga situata e zymtë.




Shehu tha se njerëzit po braktisin vendin sepse në vend nuk funksionon asgjë, gjë që sipas tij ka ardhur për shkak se liria në vend nuk funksionon.

“Nuk funksionon as ekonomia, varfëria ka mbuluar vendin me papunësi dhe situatën e zymtë që ka pllakosur të rinjtë. I kemi vendosur një mesatare që nuk lejon shumë të rinj që të hyjnë në universitetin shtetëror. Njerëzit po braktisin vendin sepse nuk funksionon asgjë në vend. Pse nuk funksionon asgjë? Shqipëria nuk funksionon sepse liria nuk funksionon, pa liri nuk funksionon asgjë”, tha Shehu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.