EKONOMI

“Shqipëria pjesë e listës gri”/ FMN kundër amnistisë fiskale: Rrezik për pastrimin e parave

07:21 - 12.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ripërsëritur qëndrimin kundër nismës së qeverisë “Rama” për amnistinë fiskale. Në raportin e publikuar në fundjavë, FMN nuk ka nguruar t’i kujtojë qeverisë se vendi është ende pjesë e listës gri të Moneyval, çka do të thotë me risk të lartë për pastrimin e parave.




“Që nga tetori 2022, Shqipëria nuk ka zbatoi plotësisht planin e saj të veprimit dhe mbetet në listën gri të FATF (Task-Forca për Veprim, strukturë e ‘Moneyal’).

Autoritetet të demonstrojnë me shpejtësi përparim të rëndësishëm në përfundimin e planit të veprimit deri në shkurt 2023”, thuhet në raport ku vihet në dukje po ashtu se duke pasur parasysh rreziqet e qeverisjes dhe pastrimit të parave, drejtorët janë shprehur kundër amnistisë së propozuar tatimore. Por, pavarësisht kësaj, qeveria në asnjë moment nuk ka lënë të kuptohet se do të tërhiqet nga nisma, duke injoruar çdo qëndrim kundër që ka ardhur jo vetëm nga opozita, ekspertët, përfaqësuesit e biznesit, por edhe faktori ndërkombëtar.

Bordi i FMN-së, në kuadër të përfundimeve të konsultimeve të Nenit IV, ka kërkuar po ashtu rritjen e kontrolleve mbi projektet e partneriteti publik-privat dhe forcim të luftës kundër informalitetit. Ndërsa theksuan rëndësinë e një daljeje të përshpejtuar nga lista gri e FATF, FMN-ja bëri thirrje për progres të qëndrueshëm në reformat në drejtësi dhe antikorrupsion. Luftimi i informalitetit do të ndihmonte në frenimin e presioneve të emigracionit.

Raporti

FMN-ja theksoi nevojën për një politikë të kujdesshme dhe vigjilencë për të garantuar stabilitetin makroekonomik dhe për të adresuar dobësitë, duke “Ekonomia, e ndjeshme ndaj kushteve të pafavorshme të motit” “Shqipëria pjesë e listës gri” FMN kundër amnistisë fiskale: Rrezik për pastrimin e parave Fondi Monetar Ndërkombëtar ripërsërit shqetësimet ndaj nismës së qeverisë “Rama”. Kontroll më i mirë, edhe për PPP-të zbatuar reforma për të promovuar një rritje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe për të adresuar dobësitë e qeverisjes. Ekonomia, vëren FMN-ja është gjithashtu e ndjeshme ndaj kushteve të pafavorshme të motit dhe një ndryshim në rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme. Në kushtet kur norma e inflacionit pritet të vijë në rritje përgjatë muajve të ardhshëm, FMN-ja konsideron me rëndësi një konsolidim fiskal afatmesëm, mbështetur nga një strategji e shëndoshë afatmesme e të ardhurave, e cila duhet të finalizohet dhe zbatohet pa vonesa të mëtejshme.

“Përpjekje të tilla do të ndihmonin do të ndihmonin në uljen e inflacionit dhe do të lehtësonin rregullimin e jashtëm. Mbështetja fiskale për shtresat vulnerabël duhet të jetë e përkohshme dhe e synuar, duke shfrytëzuar plotësisht kuadrin ekzistues të mbrojtjes sociale”, thuhet në deklaratë. Drejtorët bënë thirrje po ashtu për shtimin e përpjekjeve për të rritur transparencën dhe besueshmërinë fiskale, për të përmirësuar menaxhimin e financave publike dhe për të forcuar monitorimin dhe menaxhimin e rrezikut fiskal. Partneriteti publik-privat dhe kornizat e menaxhimit të investimeve publike duhet të përafrohen dhe të integrohen plotësisht në ciklin buxhetor. Drejtorët u shprehën gjithashtu kundër amnistisë së propozuar tatimore duke pasur parasysh rreziqet e qeverisjes dhe pastrimit të parave. Drejtorët inkurajuan Bankën e Shqipërisë të vazhdojë normalizimin e politikës monetare të mbështetur nga të dhënat, në kushtet e presioneve të vazhdueshme inflacioniste, duke ruajtur fleksibilitetin e kursit të këmbimit.

Ata treguan gjithashtu rëndësinë e vigjilencës së shtuar për të ruajtur stabilitetin financiar duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të kredisë dhe aktivitetet e lidhura me pasuritë e paluajtshme. Drejtorët mbështetën përpjekjet e vazhdueshme të BSH-së për të përmirësuar rregullimin dhe mbikëqyrjen financiare dhe për të rritur rezervat e kapitalit. Prania e bankave me aksione të konsiderueshme nga individë dhe grupe jofinanciare kërkon gjithashtu vigjilencë të shtuar në mbikëqyrje.

PJESË NGA RAPORTI I FONDIT MONETAR NDËRKOMBËTAR

♦ Rritja e PBB-së pritet të arrijë në 3.7 për qind në vitin 2022, në mbështetje të aktivitetit të fuqishëm në turizëm, prona të paluajtshme dhe shërbime. Rritja pritet të ngadalësohet në rreth 2 për qind në 2023.

♦ Inflacioni total pritet të arrijë kulmin në muajt në vijim dhe duhet të fillojë duke u tërhequr në vitin 2023 përpara se të kthehej në objektivin e bankës qendrore prej 3 për qind deri në mesin e vitit 2024.

♦ Borxhi i qeverisë së përgjithshme pritet të bjerë më tej në vetëm nën 70 për qind të PBB-ja në fund të vitit 2022, e ndihmuar nga rritja e vazhdueshme ekonomike dhe një deficit i pritshëm më i vogël në raport me vitin e kaluar. Në mungesë të goditjeve të reja, pritet të mbetet në një rrugë rënëse, duke arritur rreth 64 për qind të PBB-së në vitin 2027, por nevojat për financim bruto do të mbeten të konsiderueshme.

♦ Drejtorët bënë thirrje për progres të qëndrueshëm në drejtësi reformat dhe antikorrupsionin dhe theksojnë rëndësinë e një daljeje të përshpejtuar nga lista gri e FATF-së.

♦ Luftimi i informalitetit do të ndihmonte në frenimin e presioneve të emigracionit.

♦ Drejtorët bënë thirrje për rritjen e përpjekjeve për të përmirësuar transparencën dhe besueshmërinë fiskale menaxhimin e financave publike dhe forcimin e monitorimit dhe menaxhimit të rrezikut fiskal. Kornizat e menaxhimit të partneritetit publik privat dhe investimeve publike duhet të harmonizohen dhe të integruara plotësisht në ciklin buxhetor. Drejtorët, gjithashtu, u shprehën kundër Amnistisë Fiskale, duke pasur parasysh rreziqet e qeverisjes dhe pastrimit të parave


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.