Kronikë

Deklarata e fortë e Artan Hoxhës për zhdukjen e Ervis Martinajt: Bota e krimit ka rënë në….

14:45 - 13.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Artan Hoxha thotë se në vendin tonë ka dy periudha ku ka një rritje të madhe të intensitetit të krimeve në Shqipëri, Gushti dhe Dhjetori. Sipas tij “kjo vjen për shkak të ardhjes së emigrantëve dhe uljes së vigjilencës nga personat e përfshirë në krime, për shkak të festimeve”.




Hoxha u ka bërë apel policisë që të rrisë masat për të mbrojtur qytetarët dhe për të parandaluar sa më shumë të jetë e mundur ngjarjet kriminale.

Mes të tjerash Hoxha u ndal edhe tek fati i Ervis Martinajt, ku tha se bota e krimit pas kësaj ngjarje ka ndryshuar.

“Ai u rrëmbye dhe u zhduk dhe pas kësaj situate bota e krimit duket se ka rënë në një qetësi momentale”, u shpreh Hoxha për Abc.

Dosja hetimore për zhdukjen e Ervis Martinajt vijon të mbulohet me mister dhe nga hetimet paraprake të deritanishme nuk përjashtohet mundësia që 40-vjeçari i shumëkërkuar të jetë vrarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.