Kronikë

I dënuar në Itali për gjobvënie trafik droge në Itali/ Ja kush është i dënuari me 20 vite burg, që iu sekuestrua pasuria në Vlorë

09:39 - 13.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Vlorës ka vënë nën sekuestro pasuritë e një të dënuari për trafik droge dhe .




Me anë të një njoftimi, bëhet me dije se janë sekuestruar disa apartamente në pronësi të shtetasit Viktor Shoraj, i cili dy vite më parë ishte edhe subjekt i OFL-së për deklarimin e pasurive.

Hetimet për rastin kanë nisur në vitin 2019 dhe pas tre vitesh, Gjykata e Vlorës ka vendosur që të sekuestrojë pasuritë të regjistruara në emër të Shorajt dhe familjarëve të tij.

“Nga hetimet e kryera deri më tani është kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, vendosja e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi disa pasuri të paluajtshme, regjistruar në emër të shtetasit V. Sh., dhe familjarëve të tij, për shkak se deri në këtë fazë ka dyshime të arsyeshme të bazuar në prova se këto pasuri janë produkt i veprave penale të kryera në shtetin italian nga ana e shtetasit të mësipërm.

Sipas aktit të ekspertimit kontabël të kryer gjatë hetimeve, rezulton se pasuritë e evidentuara, të blera dhe me pas të regjistruara në emër të shtetasit V.Sh., dhe familjarëve e tij, nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme të realizuara prej tyre”, sqaron Prokuroria.

Katër nga apartamentet e vendosura nën sekuestro janë të vendosura në një kompleks pallatesh në rrugën “Sul Bega”, në qytetin e Vlorës dhe të regjistruara në emër të një të afërmeje.

Sipas Prokurorisë, pasuritë e mësipërme janë blerë nga ana e shtetasit Viktor Shoraj, sipas kontratës së sipërmarrjes për çmimin total 300.000 Euro, shumë e cila rezulton se është likuiduar tërësisht jashtë zyrës noteriale.

Gjithashtu, me urdhër të Gjykatës është sekuestruar edhe një dyqan në Rrugën “Tefta Tashko Koço”, në Tiranë me vlerën e 100 mijë eurove. Gjithashtu një apartament tjetër në zonën e Orikumit rezulton të jetë blerë prej 22 mijë euro.

Edhe shuma për blerjen e këtyre ndërtesave është paguar duke anashkaluar zyrat noteriale ku bëhet normalisht regjistrimi i shitblerjes së pronave. Prokuroria e Vlorës tha gjithashtu se ka sekuestruar edhe një apartament në zonën e Orikumit me vlerën e 28 mijë eurove.

DËNIMI

Prokuroria e Vlorës sqaroi se shtetasi Viktor Shoraj rezulton të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga drejtësia italiane rreth 20 vite më parë.

“Shtetasi V.Sh., është person i dënuar me vendim të formës së prerë nga ana e autoriteteve italianë të drejtësisë, (Gjykata e Venecias; Gjykata e Ankonës; Gjykata e Apelit Romë; etj.), për veprat penale të ‘Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike’; ‘Shtrëngim për dhënie pasurie’; ‘Mbajtja pa leje e armëve’; ‘Transport dhe mbajtje e lëndëve narkotike në bashkëpunim’, vepra penale këto të parashikuara nga Kodi Penal Italian, të cilat shtetasi V. Sh., i ka kryer përgjatë viteve 2000-2007 në shtetin italian”, thuhet në njoftim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.