AKTUALITET

“Doganieri, vëllai i Dritan Palnikajt, këshilltar i kryeministrit”/ PD për skandalin e Portit të Durrësit: Rama frymëzues i sistemit korruptiv

14:20 - 13.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me skandalin e publikuar nga News 24 me korrupsionin e ushtruar në Portin e Durrësit nga zyrtarët e qeverisë Rama.




Përmes një deklarate për media të Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Jola Hysaj, PD thekson se nga pamjet e publikuara shihet qartë se si doganierët e Portit të Durrësit marrin rryshfet nga qytetarët.

“Pa merak ta mbyllim direkt”, super skandali i korrupsionit, doganierët e Portit të Durrësit filmohen duke marrë ryshfet. Në skemë dhe vëllai i këshilltarit të Ramës

Në deklaratë theksohet se frymëzuesi dhe ideatori i korrupsionit është kryeministri Rama, ku doganieri që shihet në pamje që merr rryshfet është Skerdilajd Palinkaj, vëllai i Dritan Palnikaj, këshilltarit të kryeministrit.

“Rasti i Skerdilajd Palinkajt, doganieri i cili në këto pamje shihet qartazi duke marrë rryshfet dhe është vëllai i Dritan Palnikaj, ky i fundit ka mbajtur disa poste të larta në qeverinë e Edi Ramës duke filluar nga Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, she fi Shërbimeve të burgjeve dhe aktualisht është këshilltar i kryeministrit, pra është pjesë e oborrit të Edi Ramës.

Përgjegjësia është individuale por duhet të theksojmë fort se kolektive është prirja e administartës së Ramës për të vjedhur. Kolektive është leja që arka e shtetit të vidhet braxat e pushtetit.  Këto lekë të vjedhura nga shqiptarët të përdoren për zgjedhjet e radhës. Frymëzimi i kësaj etheje është një individ dhe ai është fajtori i madh që quhet Edi Rama. Me portin e vjetër apo të ri skem a e vjedhjeve është permanente”, tha Hysaj.

DEKLARATË E SEKRETARES PËR MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN, JOLA HYSAJ

Qindra kamera ka në portin e Durrësit për të monitoruar çdo lëvizje, çdo hyrje-dalje, por me sa duket, ato nuk kapin dot lekët që ndërrojnë duart nga tregtarët te doganierët bedelë të Belindës dhe Edit.

Thonë se gjendja do të ndryshojë sapo qeveria të instalojë satelitët Albania 1 dhe 2, dhe pas kësaj hajdutët nuk do gjejë vrimë ku të futen.

Deri atëherë duroni dhe shihni këto pamje.

Shihni se si doganierët e portit të Durrësit, si të jenë faturino autobusi, që japin bileta e marrin 30 lek, haptas fare, bëjnë dialogje korrupsioni, marrin para nën dorë dhe u ofrojnë siguri kontrabandistëve.

Të gjitha në kurriz të arkës së shtetit dhe taksapaguesve.

Bëhet fjalë për shefa të doganës apo doganierë të thjeshtë.

Bëhet fjalë për njerëz që kanë gjetur punë pas kontributit si patronazhistë në vjedhjen e zgjedhjeve, apo të tjerë që janë të afërt të funksionarëve të lartë me shërbim pranë Edi Ramës.

I tillë është rasti i Skerdilajd Palnikajt, doganierit që del në këto pamje duke marrë ryshfet që është i vëllai i Dritan Palnikajt. Ky i fundit ka mbajtur disa poste të larta në qeverinë Rama, nga sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e Brendshme, shef i shërbimit të burgjeve dhe aktualisht këshilltar i kryeministrit.

Pra, është pjesë e oborrit të vogël të Ramës.

Ne dimë se përgjegjësia është individuale, por duam të theksojmë fort faktin se kolektive është prirja e administratës së Ramës për të vjedhur. Kolektive është leja që arka e shtetit të plaçkitet nga bracat e pushtetit, dhe këto lekë të vjedhura shqiptarëve të përdoren në zgjedhjet e radhës. Kolektiv është vendimi që Shqipëria nuk ka rëndësi, sa kohë që partia dhe pushteti i dalë nga thesi i vjedhjeve janë mirë.

Sigurisht, frymëzuesi i kësaj etheje është një individ dhe ai është fajtori i madh. Quhet Edi Rama dhe bën si artist, por të vetmin art ka rrënimin e shtetit.

Me portin e vjetër apo të ri, skema e tij e vjedhjes është permanente. Ky është sistemi që ai ka ngritur, pasi deklaroi kur ishte në opozitë se fajin e ka sistemi.

Në rastin e tij është dy herë fajtor.

Sepse është individi frymëzues i sistemit, që më pas kthehet vetë në sistem.

Ashtu si Enver Hoxha, që ishte të dyja këto gjëra bashkë, ai është një rrezik për Shqipërinë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.