Kronikë

EMRI/ Tentoi që të vriste biznesmenin para 5 viteve, esktradohet nga Spanja 37-vjeçari

10:17 - 13.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 37-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Spanja drejt vendit tonë, pasi akuzohet për disa vepra penale. Sipas policisë, ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.




Enkel Kertalli është 37-vjeçari që u ekstradua drejtë vendit tonë, pasi në vitin 2017 i bëri atentat biznesmenit Dashamir Gjoka.

Gjoka udhëtonte me mjetin tip ‘Benz’ të blinduar, bashkë me fëmijët e tij, ndërsa i shpëtuan atentatit.

Njoftimi i policisë:

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë, 37-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët spanjollë, u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë, shtetasi E. K., 37 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 22.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Shtetasi E. K., në gusht 2017, në Shijak, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin M. B., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi D. Gj.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.