AKTUALITET

“Enver Hoxha po rrotullohet në varr”/ Mesazhi i fortë i Ambasadores: SHBA do vazhdojë të investojë tek Reforma në Drejtësi

10:51 - 13.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është shprehur se SHBA do vazhdojë të investojë tek Reforma në Drejtësi, edhe pse sipas saj, “disa do kishin dashur të qëndronte e heshtur”.




Yuri Kim: “Ka zhvillime strategjike që janë kaq pranë për tu bërë të vërteta në vendin tuaj, energjia transporti, siguria. Marrëdhënia me SHBA përgjatë demokracisë, mbrojtjes së biznesit, investimet amerikane në Shqipëri nuk kanë qenë kurrë më të larta, duhet të ketë më shumë ivestime tek biznesi, por duhet më shumë drejtësi. Biznesmenët, gratë e biznesit duhet ta dinë që kur blejnë prona këtu ajo copë letër ka vlerë, që kur të shkojnë në gjykatë, gjykatësi të vendosi në përputhje me ligjin dhe jo në përputhje me atë që ka paguar më shumë, apo kush ka bërë kërcënimin më frikësues. Kemi bërë përparim në fushën e mbrojtjes për herë të parë në histori kemi pasur këtu ushtarakë amerikanë. Do e kishit para menduar këtë në ’97?! Do e kishit menduar gjatë diktaturës së Enver Hoxhës, madje ai po rrotullohet në varr. Kjo është e ardhmja, dhe Shqipëria që është Evropë, kjo është ajo që duam ne si SHBA për ju, ndaj investojmë në reformën e drejtësisë, vazhdojmë të besojmë dhe të shtyjmë më përpara, e di që ndonjëherë nuk iu pëlqen, e di, është e pakëndshme ndonjëherë. Do kishit dashur që ndoshta ne të kishim qenë të heshtur, ne jemi miqtë tuaj, dua, që ju të jeni vendi më i mirë. Të jeni partnerët tanë, të aftë, të fuqishëm, të pasur, një vend që vendet e tjera do ta shohin dhe do thoshin: Wow ia dolën mbanë pavarësisht sfidës së të qenurit një vend i vogël zgjodhën një shtet ë vështirë, ecën në atë rrugë, patën një mik të mirë, disa miq të mirë dhe ia dolën mbanë. Por ky është çasti, është momenti ne kemi bërë progres së bashku por tani nuk është koha për tu çlodhur e për të pushuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.