AKTUALITET

“Reforma në Drejtësi të japë frytet që kërkojnë ndërkombëtarët”, Kim: Brenda 2023-shit, Gjykata e Lartë do të jetë plotësuar

10:29 - 13.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasaorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, mori pjesë këtë të martë në konferencën e mbajtur nga KLP, mbi vlerësimin e punës së këtij institucioni.




Në fjalën e saj kim e vuri theksin te reforma në drejtësi, e cila sipas saj duhet të japi frytet e dëshiruara nga partnerët dhe vetë shtetasit shqiptarë.

Drejtësia nuk e ka pasur punën e lehetë dhe shpresojmë që ajo të arrijë rezultate të larta. Që ajo të sjellë drejtësi për shtetasit shqiptarë.

Ju keni krijuar Këshillin për promovimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe ne jemi në mbështetje jo vetëm KLP por të gjithë Reformës në Drejtësi.

Reforma në drejtësi është e rëndësishme jo vetëm sepse është një kusht për integrimin në Bashkimin Evropian, por është një kërkesë e vetë popullit shqiptar.

Shikoni sa shumë keni arritur, 4 vite më parë në Gjykatën e Lartë kishte vetëm 1 gjytarë, por sot janë një trup e plotë, mungojnë vetëm 3 të cilët besojmë se do të plotësohen së shpejti.

Gjykata Kushtetuese është funksionale. Besoj gjithashtu se brenda 2023-shit edhe Gjykata e Lartë do të jetë plotësuar me të gjithë gjyqtarët.

Duhet të ofrojmë drejtësi për njerëzit. E di që populli shqiptar ashtu sikurse SHBA pret me padurim plotësimin e gjykatave me gjyqtarë të aftë që mund të japin drejtësi dhe jo hakmarrje”, tha Kim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.