AKTUALITET

A do të largohet nga Shqipëria? Kim: Kam qëndruar tre vite këtu, por…

10:36 - 13.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zërave për një zëvendësim të saj, ambasadorja amerikane Yuri Kim iu dha vetë përgjigje sot. Në fjalën e saj në konferencën për “Konsolidimin e KLGJ dhe të Gjykatës së Lartë”, diplomatja e lartë amerikane dhe se do të vazhdojë të qëndrojë edhe ca më gjatë.




Ndryshe nga çfarë tha Ministria e Jashtme në një reagim të pazakontë, e cila sqaroi se ka nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores amerikane, diplomatja Kim u shpreh se do vazhdoje të qëndrojë ende në Shqipëri.

“Reforma në drejtësi po jep rezultate të dukshme. Por njerëzit duan më shumë dhe SHBA janë në krah të popullit shqiptar. Nuk është një kohë që duhet çlodhur. Deri tani e kemi bërë së bashku

SHBA nuk do të ndalojnë, as ju nuk duhet. Partnerët tuaj evropian duan që ju të keni sukses, që ju mund t’ja dilni mbanë.

Unë kam 3 vite në Shqipëri dhe do të jem këtu edhe për ca më gjatë. Kjo është ajo që kam mësuar gjatë këtyre viteve, sepse ka një sfidë këtu. E dini kjo nuk ndodh sepse Shqipëria unike, është në mënyrë unikale e korruptuar, jo!

Ky është një vend i vogël dhe të gjithë njohin të tjerët. Vendimet në drejtësi na ndikojnë

Ka ardhur koha për të thënë që Shqipëria është gati për në fazën tjetër. Shqipëria ka qenë anëtarë e NATO-së që në 2009. Në korrik BE filloi negociatat për futjen në këtë klubin e ëndrrave”, tha Kim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.