Kosova

Trazirat në veriun e Kosovës, NATO: Forcat tona janë aty, të gatshme dhe vigjilente

11:34 - 13.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka komentuar këtë të hënë situatën e tensioneve që ka përfshirë veriun e Kosovës.




Në një intervistë të dhënë për televizionin France 24, Stoltenberg i bëri apel palëve që të shmangin retorikën që mund të çojë në përshkallëzimin e konfliktit.

Ai nënvizoi se  forcat e NATO, përkatësisht 4 mijë trupa të KFOR-it janë në Kosovë dhe do të shërbejnë si një faktor kyç për stabilizimin e situatës.

“Forcat tona janë ende prezente atje, përkatësisht KFOR-i, i cili ka pothuajse 4000 pjesëtarë dhe është faktor kyç për stabilizimin e rajonit dhe situatës”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Gjithashtu ai shtoi: “Forcat tona janë të afta, të gatshme dhe ‘vigjilente’. Forcat e NATO-s dhe BE-ja po bashkëpunojnë ngushtë dhe mesazhi im për të gjitha palët është që të përmbahen nga retorika që kontribuon në përshkallëzimin e konfliktit dhe të ndihmojnë në uljen e tensioneve”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.