Kronikë

Ishte infiltruar mes muxhahedinëve në Manëz, GJKKO dënon me 10 vite burg iranianin! Ishte akuzuar nga SPAK për terrorizëm

16:03 - 14.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 15 vite burg iranianin Bijan Poladrag, të akuzuar nga SPAK për terrorizëm.




Procesi ndaj Poladrag u zhvillua me gjykim të shkurtuar dhe për këtë ai u dënua me 10 vite heqje lirie.

Polagrad akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara etj.

Ai dyshohet se ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe banor i kampit në Manëz për njëfar kohe.

Polagrad vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri dhe ndërkohë dyshohet se po planifikonte sulm terrorist.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.