Kryesore

Rritja e çmimeve të karburanteve, Vasili thirrje për hetim: SPAK tundi dynjanë për 5 kg sardele, tani mbyll sytë përpara kësaj megavjedhjeje!

16:40 - 14.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj rritjes së çmimit të naftës në vendin tonë, teksa ka akuzuar SPAK-un se po mbyll sytë përpara një vjedhje të tillë.




Me një postim në Facebook, Vasili thotë se ndërkohë që në Maqedoni nafta shitet me 145 lekë, Bordi i Hajdutëve e rriti çmimin në Shqipëri me 6 lekë.

Ai shton se qeveria dhe oligarkët ulen në tavolinë dhe shqyejnë si çakenj paratë e qytetarëve shqiptarë.

Postimi i Petrit Vasilit:

Cfare hajdutesh! Nafta ne Shqiperi 202 lek, ne Maqedoni 145 lek! Sot Bordi i Hajduteve e rriti çmimin e naftes me 6 lek dhe e çoi çmimin 202 lek per liter.

Ndersa ne Maqedoni nafta kushton sot 78 denare apo 145 lek per liter. Hajduteri me e madhe se kaq nuk ka se ku te veje.

Qeveri dhe oligarke ulur ne nje tavoline shqyejne si çakenj parate e shqiptareve te varfer. Çdo shqiptar vidhet çdo sekonde me cmimin e naftes nga kjo hajduteri, qe konsumohet sheshit.

Faqe e zeze e SPAK, qe nuk leviz gishtin dhe pranon te vidhet edhe vete sa here qe ndezin makinat per te levizur..

SPAK tundi dynjane per 5 kg sardele dhe per ndeshjet e futbollit te kategorise dyte dhe tani mbyll syte perpara kesaj megavjedhje.

Apo mos u ka dhene tollona nafte ndonje oligark dhe u ka taposur gojen. Parlamenti i rilindjes bllokoi Projektligjin, qe une propozova per heqjen e takses se qarkullimit dhe te karbonit.

Parlamenti i 74 rilindasve te pacipe zgjodhi hajdutet perpara hallit te qytetareve, qe paguajne çmimin e bordit hajdut te qeverise!

SHKRINI BORDIN O QEVERI HAJDUTESH! BOLL VODHËT O TE PANGOPUR!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.