AKTUALITET

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 22 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

18:37 - 15.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë njofton se ditën e sotme nga 49 testime për Covid-19, 22 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, por fatmirësisht nuk ka humbje jete.




Sakaq, 16 të infektuar janë shëruar në 24 orët e fundit.

Njoftimi i plotë:

15 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 49 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në Bashkitë:

12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Fier, Sarandë, nga 1 qytetarë në Shijak, Lushnje, Vlorë, Berat.

Janë 206 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,699 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 22

Të shëruar në 24 orë 16

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 49

Testime totale 2,014,153

Raste pozitive 332,499

Raste të shëruara 328,699

Raste Aktive 206

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 153

Fier 14

Vlorë 12

Lezhë. 8

Gjirokastër 5

Durrës. 5

Berat. 5

Elbasan. 3

Shkodër 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.