Kronikë

FOTO/ Me karrocë dhe pllakë magnetike me vete! “Rrëmbeu” këpucë dhe xhupa firmato, arrestohet shqiptarja në Itali (FOTO)

15:30 - 15.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 47-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia italiane. Ajo fillimisht u zbulua duke vjedhur dhe më pas tentoi të arratisej duke sulmuar punonjësen e supermarketit dhe duke e rrëzuar në tokë.




Policia në stacionin Ponte San Giovanni e arrestoi 47-vjeçaren m e cila ishte e papunë, me akuzën e vjedhjes.

Gruaja kishte hyrë në supermarket me një karrocë që përmbante çanta të një marke të njohur veshjesh dhe kishte me vete një pllakë magnetike që përdoret për të hequr pajisjen kundër vjedhjeve në dyqane.

Ajo arriti të merrte 4 palë këpucë dhe xhupa të markave të njohura duke besuar se do të kapërcente barrierat në supermarket pa u bënë re,

Por sjellja e saj është vënë re nga një oficer sigurie dhe drejtuesja e supermarketit, të cilët e kanë ndjekur deri në dalje dhe këtu gruaja parë se nuk kishte zgjidhje në tentativë për tu arratisur ka sulmuar njërin prej të dyve, duke e rrëzuar përtokë.

Menjëherë në vend kanë ndërhyrë ushtarët e stacionit Ponte San Giovanni, të alarmuar nga vigjilenca, të cilët kanë bllokuar gruan. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 47-vjeçaren.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.