Kronikë

Përndiqte ish-bashkëshorten pas divorcit, e pëson 41-vjeçari në Tiranë

11:23 - 15.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 41-vjeçar përfundoi në prangat e policisë, pasi nuk e linte të qetë ish bashkëshorten edhe pas divorcit.




Ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj dhe e ka kanosur përmes telefonit.

Ndërkohë një grabitje ka ndodhur këtë të enjte në një biznes në rrugën “Vaso Pasha”. Pronari i saj ka bërë kallëzim në polici dhe blutë kanë nisur punën për kapjen e autorëve.

Njoftimi nga policia Tiranë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. M., 41 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe e ka kanosur atë nëpërmjet telefonit.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është paraqitur shtetasi A. S., 36 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Vaso Pasha”, në biznesin që administron, i kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.