LAJMI I FUNDIT

Të ftuarve iu ndalon telefonin/ Neymar harron eliminimin nga Kupa e Botës, i rikthehet festave

10:09 - 15.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamjet e fundit të sulmuesit brazilian Nejmar në Botërorin 2022 janë ato teksa shpërthen në lot në fushë pas eliminimit nga Kroacia në çerekfinale. Por duket se ylli i sulmit të Brazilit ka lënë shumë shpejt pas zhgënjimin dhe dëshpërimin për eliminimin, duke iu kthyer shpejt festave të famshme që organizon.




Ai është kthyer në Brazil të dielën dhe menjëherë ka organizuar festë në shtëpinë e motrës së tij Rafaela në një nga lagjet më luksoze të Sao Paulos.

Të pranishëm ishin miq, këngëtarë, influencer, por edhe lojtarë të tjerë të Brazilit. Miku i vetëm i zbuluar nga vetë Nejmari në rrjetet sociale ishte Gabriel Medina.

Por në histori të ndryshme në rrjetet sociale është zbuluar se aty ishin edhe këngëtarët Zhoao Gomes dhe Livinjo, si dhe sulmuesi Antoni, i cili luajti në Botëror përkrah Nejmar.

Sipas gazetës “Extra”, takimet kanë ndjekur një praktikë të zakonshme në festat e yllit brazilian, ndalimin e përdorimit të celularit.

Megjithatë, disa foto dhe video janë shpërndarë nga pjesëmarrësit në derën e shtëpisë së motrës së Nejmarit duke konfirmuar gjithçka.

Pasi ato u shpërndanë në rrjet, personat në fjalë i fshinë, madje disa mbyllën edhe profilet e tyre, pasi tifozët e acaruar në rrjetet sociale reaguan ndaj kësaj harrese të shpejtë të Nejmar të disfatës me “Seleçaon”.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.