BOTA

Alarm te Franca, “gripi i devesë” prek edhe lojtarin e tretë

08:28 - 16.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekipi francez i futbollit u trondit rëndë nga virusi që u shfaq te lojtarët e tyre dhe në gjysmëfinalen kundër Marokut mbetën pa Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecan, ndërsa tashmë është infektuar edhe Kingsley Coman.




Shkak duket se është i ashtuquajturi “gripi i devesë”, një virus që po përhapet në Katar dhe po prek sportistët. I përket familjes së coronavirusit dhe prek traktin respirator. E ka marrë edhe Coman dhe këtë gjë e ka konfirmuar trajneri francez Deschamps.

“Ai ka temperaturë. Ne po përpiqemi të bëjmë kujdes që të mos përhapet ky virus, i cili prek shumë lojtarë këtu në Kupën e Botës. Sëmuresh kur je shumë i lodhur, trupi yt dobësohet dhe je më i prekshëm”, ka thënë ai.

Meqë ra fjala, në prag të Kampionatit Botëror në Katar, mediat angleze shkruajnë për mundësinë e infektimit me këtë virus dhe paralajmëruan fansat që të kenë kujdes sepse është më i rrezikshëm se korona, por duket se këto paralajmërime nuk kanë arritur deri tek francezët.

Franca do të luajë të dielën në finale me Argjentinën dhe mbetet të shihet se në cilët lojtarë do të mund të llogarisë Deschamps.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.