BOTA

KUPA E BOTËS/ “Tërbohen” gratë e futbollistëve, bëjnë premtimin e çmendur: Nëse Argjentina fiton, do ta bëjmë atë gjënë…

20:11 - 16.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partneret e futbollistëve të Argjentinës kanë bërë një marrëveshje teksa të gjitha janë gati të bëjnë një tatuazh nëse “abiçeleste” fiton Kupën e Botës.




Para gjysmëfinales kundër Kroacisë, gratë dhe të dashurat e lojtarëve argjentinas u takuan në një restorant të njohur në Doha dhe sipas “El Mundo Deportivo” gjithçka u vendos atë natë.

Ajo që e ka zbuluar marrëveshjen ka qenë partnerja e Lisandro Martinez, Muri Lopez.

“Në darkë folëm që nëse gjithçka shkon mirë, të gjithë do të bëjmë një tatuazh për të kujtuar këtë moment historik. Nuk kemi vendosur për temën e tatuazhit, filloi një debat sepse disa donin ‘atë gjë’ (kupën, e cila nuk përmendet për bestytni), të tjerë datën, të tjerë një mbishkrim në arabisht. Kishte ide të ndryshme”, deklaroi ajo.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.