BOTA

LISTA/ Nga Topi i Artë, te “Fair Play”! Një finale plot surpriza, ja çfarë çmimesh do të jepen më 18 dhjetor në Doha

23:31 - 16.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të dielën në Doha do të luhet finalja e madhe Argjentinë-Francë ku njëra prej ekipeve do të shpallet kampione Bote. Por ky nuk çmimi i vetëm që do të ndahet.




Topi i Artë –Është çmimi për lojtarin më të mirë të turneut dhe është dhënë në Kupat e Botës që nga viti 1982.

Këpuca e Artë –Çmim që i dhurohet golashënuesit më të mirë të turneut, që gjithashtu filloi të ndahet nga viti 1982.

Dorëza e Artë – Që nga viti 1994 jepet ky çmim për portierin më të mirë.

Lojtari më i mirë i ri – Ky çmim jepet që nga viti 2006 dhe i dedikohet lojtarit më të mirë të turneut nën 21 vjeç.

Çmimi “Fair Play” ­– Ky çmim i është dhënë që nga viti 1970 ekipit me rekordin më të mirë disiplinor gjatë gjithë turneut. Duhet theksuar se si kandidatë të mundshëm konsiderohen vetëm ekipet që kaluan fazën në grup.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.