AKTUALITET

“Për Bendon kam rezervat e mira”/ Sali Berisha për presionin e Ramës ndaj SHISH: Drejtori ka marrë dy porosi që kanë të bëjnë me…

12:27 - 16.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur para mediave për situatën në të cilën ndodhet Shërbimi Informativ Shtetëror. Berisha thekson se Helidon Bendo, i cili ndodhet jashtë vendit nuk po lejohet nga Rama që të kthehet në detyrë.




Në vend të tij është një tjetër person, i cili sipas Berishës, ka marrë dy porosi, të cilat lidhen me funksionet dhe mosraportimin e situatave të caktuara tek partnerët ndërkomëbtëtar.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës

Ju mund të merrni deklaratt e mia për Helidon Bendon, asnjë konsideratë të veçantë nuk kam shprehur por përkundrazi kam shprehur tërë rezervat e mia. A mund të pranohet një akt banditesk, nëse Rama e konsideron spiun të të huajve ai duhet të bëjë transparencë para shqiptarëve, sepse për aq kohë sa Bendo ka kryer atë detyre ka drejtuar një institucion kushtetues, emërohet nga kreu i shtetit dhe s’ka asnjë të drejtë pa pëlqimin e kreut të shtetit as ta pezullojë dhe as ta shkarkojë. Këto janë akte banditeske.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe se ky Kashani me mbiemër, që ka dërguar Rama nga onturazhi i tij më i ngushtë nuk ka punuar asnjë ditë të vetme. Ai merr shërbimin si një militant i verbër me dy porosi, që do lartësohet në detyrë nëse zotohet se nuk komunikon me partnerët, kjo është e vërtetë pasi një porosi e tillë nuk është dhënë kurrë. Edi Rama do të kontrollojë çdo lloj kërkese apo forme bashkëpunimi me partnerët çka është e papranueshme. Një kryeministër duhet të dijë pa asnjë ekuivok çdo aktivitet që lidhet me jetë njerëzish. Së dyti ai duhet të dijë për çdo veprim që mund të vijë në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutën e vendit. Por SHISH nuk ka fuqi imponimi është thjesht mbledhës i informacionit.

Ky u kërkon që çdo bashkëpunim me shërbimet partnere të kalojë dirket nga Edi Rama. Po nëse ai këtë bashkëpunim na e dërgon në Beograd. Çfarë do të thotë kjo?

Së dyti Kashani u ka thënë që të mos sillni informacione për zyrtarë dhe ministra të PS. Në një kohë kur ndjek në mënyrë patologjike çdo veprim të opozitës, për të cilën nuk kam kundërshtim. Sepse ligji nuk e ndalon, por në disa vende edhe e ndalon.

Pra ai e përdor SHISH për të mbikqyrur opozitën dhe veprimtarinë e saj. Prokupimi im është se ska ligj më. Nëse Bendo është suspekt i rekrutuar nga agjenturat e shërbimeve partnere ai shkon në gjyq pa diskutim. Pasi bashkëpunimi dhe rekrutimi ndryshojnë.

Por të përdorësh shkëmbimin e informacionit si dëshmi për rekrutim është gabim pasi ata atë detyre kanë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.