AKTUALITET

Po prezantohej kandidati për kreun e SPAK, ndërpritet zëri, ndërhyjnë ndërkombëtarët

12:02 - 16.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokurori Altin Dumani ka nisur prezantimin e platformës së tij për drejtimin e SPAK. Gjatë fjalës së tij ai tha se është e nevojshme sa më parë miratimi i një rregulloreje për prokurorinë e Posaçme.




Ai u shpreh se duhet edhe një udhëzim i unifikuar për të renditur aktet dhe fashikujt. “Dua  të përmend edhe disa nga pikat e platformës time për hetime që janë të nevojshme të kryhen. Një nga hapat e parë është miratimi i rregullores për funksionimin e prokurorisë. E vlerësoj ai akt jetik. Është një draft i përgatitur.

T’i nënshtrohet një diskutimi konstruktiv dhe sa më shpejt ky akt të bëhet funksional. Unë vlerësoj se kjo duhet të bëhet. Miratimi i një udhëzimi të përgjithshëm për të unifikuar aktet në fashikujt. Nga praktika e këtyre viteve kam parë se prokurorë të ndryshëm i rendisin në mënyra të ndryshme aktet dhe fashikujt.

Miratimi i një udhëzimi për shortimin e çështjeve penale për të rritur transparencën dhe shpërndarjen e punës. Në raport me BKH besoj se duhet të krijohet një klimë bashkëpunimi për forcimin e marrëdhënieve mes dy organeve. Rritja e kapaciteteve njerëzore të BKH, prova digjitale, trajnimin e hetuesve, nxitja e drejtorit të BKH për hartimin e metodologjisë”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, ka pasur edhe një problem teknik dhe fjala e Dumanit në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është ndërprerë për disa minuta. Kjo ka sjellë edhe reagimin e ndërkombëtarëve të pranishëm në sallë të cilët kanë kërkuar zgjidhjen e problemit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.