Lajmi i fundit

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese, “Tifozët Kuq e Zi” e djegin për 19-vjetorin e themelimit

22:48 - 17.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Grupimi më i madh i tifozërisë shqiptare që mbështet skuadrën Kombëtare të futbollit, i njohur me emrin “Tifozat Kuq e Zi”, ka festuar sot 19-vjetorin e themelimit.




“TKZ” është krijuar në vitin 2003! Ndër themeluesit e parë njihen Valentin Muhaxheri nga Peja, Anton Berishaj nga Tuzi, Artor Behluli e Burim Hana nga Prishtina, si dhe Faruk Halimi nga Shkupi. Më pas, këtij grupi iu bashkuan tifozë nga të gjitha trevat shqiptare.

Me kalimin e kohës, TKZ-ja bëri përfaqësuesit e saj në çdo vend ku jetojnë shqiptarë si në: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, diasporë etj.

19-vjetori i themelimit u festua ditën e sotme nga Kruja, me një shoë të vërtetë piroteknik. Një atmosferë më të vërtetë emocionuese poshtë bustit të heroit kombëtar Skënderbeu. Për më tepër shikoni videon:

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.