BOTA

VIDEO/ KROACI-MAROK, çfarë goli nga Orsiç! Ballkanasit kalojnë në avantazh

17:13 - 17.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kroacia dhe Maroku ndeshen me njëra-tjetrën në sfidën për vendin e tretë dhe të katërt të Botërorit të Katarit në stadiumin “Khalifa International”.




Të dyja ato do të kërkojnë medaljen e bronzit për prestigj, pas një Kupe Bote ku të dyja u quajtën surpriza.

Ballkanasit dhe afrikano-veriorët u ndeshën me njëra-tjetrën në sfidën hapëse të grupit F, ku rezultati u mbyll 0-0, ndërsa tashmë ata do të përpiqen të japin maksimumin për të nderuar akoma dhe më shumë kombet e tyre.

LIVE

KROACI 2-1 MAROK

7′ Gvardiol, 42′ Orsiç/ 9′ Dari

NGJARJET KRYESORE:

45’+2′ Përfundon pjesa e parë e sfidës!

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

42′ GOOOL KROACIA 2-1/ Orsiç bën një vrapim për të marrë topin dhe prodhon një goditje të fuqishme nga mesi i cili devijohet nga pjesa e brendshme e shtyllës së djathtë, duke mposhtur portierin e befasuar.

39′ Modriç prodhon një pasim të rrezikshëm të ulët në zonën e rreptësisë, por mbrojtja arrin ta ndalë atë.

37′ Ziyeh dërgon një top të bukur nga këndi në rrugën e En Nesyri, goditja e të cilit përfundon pak larg shtyllës së majtë.

33′ Boufal nuk arrin të bëjë një goditje të mirë nga brenda zonës dhe topi shkon lart mbi traversë, marokenët pretendojnë për 11-metërsh, por nuk iu akordohet nga arbitri.

29′ Hakimi futet brenda zonës dhe dërgon topin drejt shokut të tij, por En-Nesyri nuk arrin dot ta kapë.

27′ Perisiç godet me kokë nga buza e zonës pas një krosimi të bukur nga gjuajtja e lirë, por i mungon saktësia dhe topi fluturon mbi traversë.

24′ Modriç ka shumë hapësirë rreth tij dhe gjuan mirë nga buza e zonës drejt mesit të rrjetës, por portieri bën një pritje të shkëlqyer dhe i mohon golin kroatëve.

18′ Kramariç ngrihet mbi mbrojtjen e kundërshtarit dhe godet topin drejt mesit të portës. Gjuajtja e tij bllokohet nga Bono.

16′ Livaja tentoi të driblonte një lojtar kundërshtar dhe topi përfundon jashtë loje.

9′ GOOOL MAROKU 1-1/ Ashraf Dari gjen topin dhe realizon një goditje të ëmbël me kokë që shkon poshtë në shtyllën e djathtë.

7′ GOOOL KROACIA 1-0/ Ivan Perisiç gjuan topin nga goditja e lirë dhe Gvardiol bën një super gol duke mposhtur Bonon.

1’ Starton sfida

FORMACIONET ZYRTARE:

KROACIA: Livakoviç, Stanisiç, Gvardiol, Sutalo, Perisiç, Modriç, Kovaçiç, Majer, Livaja, Orsiç, Kramariç.

Trajner: Zlatko Daliç

MAROKU: Bono, Atiat-Allah, Dari, El Jamik, Hakimi, Amrabat, El Khanoubs, Sabiri, Zijeh, Bufal, En Nesiri.

Trajner: Valid Regragui/ PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.